Dy persona në Gjermani u arrestuan për vjedhjen e më shumë se 100 kabinave të lëvizshme të tualeteve.
Një gjykatë në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Dyseldorf, dënoi me 10 muaj burgim një burrë 40-vjeçar, ndërsa tjetri, 28 vjeç, u dënua me gjashtë muaj.
Ata ishin ish-punonjës të kompanive të pastrimit.
Tualetet, me verë 70 000 euro, ishin vjedhur nga ambientet e kompanisë.
Dy personat kanë pranuar se kanë shitur tualetet nëpërmjet një ndërmjetësi tek një kompani holandeze.ATSH
Loading...