Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, ngjarja fillimisht është shënuar mes dy biznesmenësh dhe për pasojë kanë mbetur tre shtetas të plagosur. Ai shprehet se kjo ngjarje mbahet larg opinionit publik dhe Policia ka zgjedhur të mos e publikojë.
“Narkopolicia fsheh krimin!Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sbPrsh Doktorr! Ju bej me dije per nje ngjarje te rende qe ka ndodhur para tre ditesh ne Tirane ne rrugen Bab Rexha dy bisnesmene ndertues njeri nga tepelena dhe tjetri nga burreli ne konfliktin mes tyre jane plagosur tre persona me arme zjarri dhe policia nuk jep asnje informacion per ngjarjen mbahet sekret kjo eshte policia e narkoshtetit!”, shkruan Berisha.
(BalkanWeb)
Loading...