Kështu ka shkruar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një postim në Facebook, ku ka kujtuar 20 vjetorin e finalizimit të konferencës së Rambujesë.
“Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë. Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Thaçi.
Presidenti duke marrë shembull unifikimin e spektrit politik në Rambuje, ka bërë thirrje për të ndjekur të njëjtin shembull për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe organizata ndërkombëtare.
“Bashkimi i spektrit politik në atë kohë dhe besimi i palëkundur te Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje pas negociatave të vështira dhe rraskapitëse.
Sot, si 20 vjet më parë, duhet të bashkohemi të gjithë për të jetësuar ëndrrën e radhës – anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB”, thekson presidenti.