Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë një letër falënderuese nga Kongresi Botëror i Hebrenjeve, kryetari i tyre, Robert Singer.
“I nderuar me letrën falënderuese nga Robert Singer për pritjen institucionale që i bëmë delegacionit të Kongresit Botëror të Hebrenjve javën e kaluar.
Falënderimi i këtij komuniteti për kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e vlerave njerëzore gjatë kohës së Holokaustit është dëshmi e parimeve tona tradicionale”, ka shkruar Haradinaj.
Loading...