Shkencëtarët ende nuk kanë një përgjigje të qartë në lidhje me atë çfarë shkakton autizmin, por shumica dërrmuese e hulumtimeve tregojnë se ekziston një kombinim i faktorëve të mjedisit dhe defekteve gjenetike, transmeton lajmi.net.
Në një artikull të publikuar sot, shkencëtarët amerikanë dhe ata gjermanë thanë se kanë evidencë se nivelet e zinkut mund të jenë një nga faktorët përcaktues mjedisorë që shkaktojnë çrregullime në sjellje.
Nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar nëse mund të ekzistojë një lidhje e mundshme ndërmjet niveleve të zinkut dhe autizmit.
Megjithatë, studiuesit thanë që kërkimi është në fazën e tij të hershme dhe gjetjet nuk nënkuptojnë se gratë shtatzëna duhet të fillojnë patjetër të marrin suplimente të zinkut për të parandaluar autizmin./Lajmi.net/