Gjirokastër – Tenxherja me fasule shkrumbon barakën

Një banesë e sajuar me llamarina është shkrumbuar nga flakët në qytetin e Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen e qujatur “Zinxhira”.

Baraka në fjalë i përkiste një familje rome. Ndërkohë shkak për zjarrin e rënë ka qënë një tenxhere e mbushur me fasule të cilën e kishin harruar në zjarr.
Shkëndijat e tënxheres kanë bërë kontak me gazin ku më pas ka shpërthyer flaka.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.

Loading...