Sandër lleshaj: “Kush punon në portën e Shqipërisë duhet të matet mirë me ligjet e saj”

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë një mesazh të fortë për të gjitha ata që punojnë në portet e Shqipërisë.

Porti i Durrësit është porta e Shqipërisë dhe e rajonit.

Takimi i sotëm në Port me gjithë aktorët synonte vetëm një mesazh:
Kush punon në portën e Shqipërisë duhet të matet mirë me ligjet e saj.

Asnjë hapësirë nuk mund të lihet për trafikun, kontrabandën dhe korrupsionin. Masa të shpejta dhe të shumta janë në proces”, shkruan Lleshaj.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u takua mëngjesin e së martës me autoritetet kryesore që operojnë në Portin e Durrësit.

Loading...