Është shekulli i teknologjisë por kjo nuk do të thot se nuk duhet të ruajmë asgjë nga e kaluara jonë.
Fakti që rrjedhim nga familje me një ekonomi të mesme por edhe të ulët është një ndër fenomenet e transformimit të brezave, nga ku marrin shkak veprimet dhe mendimet e shthurura të të gjitha moshave.Tashmë i bërë rutinë ky problem bie në veshët dhe syt e të painteresuarve se cfarë do të vij më tutje në hapat në vijim.
Janë shumë virtyte që e dallojnë një qënie njerzore nga një qënie tjetër, por këto pasoja kanë zhdukur interesin dhe rrjedhojën sesa dhe se nga vjen gjithë ky transformim apo kjo shthurje e brezave. Fëmija sot nuk dëshiron dhe as lejon që prindi të jetë bashkëudhëtarë i momenteve të tij të fillimit të jetës pasi pretendon se vet ai|ajo ja del vet dhe nuk ka nevojë për asnjë këshillë.
Prindër meruni më shumë me fëmijët tuaj, kushtojuni atyre vëmendjen e kundërshtuar nga vet ata, hyni në jetën e tyre qoft edhe fshehurazi pasi jeta dhe rritja e tyre është në rrezik.
Prindër nuk ishim të këqij kur prindrit tanë na shoqëronin deri në ambientet e bangës, nuk ishim të poshtëruar kur në klasat tona bëheshin mbledhje dhe për gabimet tona ne vuanim dënimin përpara mësuesit dhe gjithë klasës.
Brezi i prindërve tanë shkëlqente në shpirt edhe pse në trupin e tyre ishin të veshur me rroba të grisura por të “handruara” (riparuara) nga ku shkelqenin rrezet e diellit. Nënat tona nuk kishin as detergjent e as sapun por uji i pastër dhe duart e arta të tyre ngrohnin zemrat e familjes.
Tryezat e prindërve tanë nuk kishin as mbulesa të kuqe e as lluksin e karrigeve, por sofra prej druri që mbanin aromën e pishës dhe drurëve të pyllit. Në mesin e tryezës nuk qëndronin lule e as peceta por një ibrik me ujë burimi nga ku jashtë tij vargëzonin pikzat dhe bulzat e ujit të ftohtë e të freskët. Që nga jashtë vinin zërat e fëmijëve të lagjes dhe thirrjet e gjysheve për tu mbledhur të gjithë rreth sofrës. Prindër sot jetojmë në botën e shthurur të lluksit, të transformimit që rrezikon humbjen e gjithckaje që na kanë trashëguar prindrit dhe gjyshrit tanë.
Kushtojuni vëmendje fëmijëve për të mos jetuar ne botën e ngjyrës së bardhë dhe ndjesisë së errësirrës.Brezat që po vijnë po shkojnë drejtë humbëtirës dhe po humbasin gjithcka të trashëguar.
Përgatiti: Anila Ahmataj