“Me guxuar Rama me hedh lëndë kimike, do bëja Avni Rustemin, do i fusja plumb. Nuk është çmendur t’i hedhë helm kimik popullit. Ne rrojmë në një vend që po ta marrë vesh sulltani, nuk jam lepur unë.”- u shpreh Nazarko.
Rudina Xhunga: Më dërguan diçka nga Bullgaria dhe policia ka përdorur ndaj protestuesve gaz me piper djegës, por ka patur erë dhe e gjitha i është kthyer policëve.
Shpëtim Nazarko: Me guxuar Rama me hedh lëndë kimike do bëja Avni Rustemin do i fusja plumb. Nuk është çmendur t’i hedhë helm kimik popullit. Ne rrojmë në një vend që po ta marrë vesh sulltani, nuk jam lepur unë.
Llamallari: E kanë thenë edhe mediat e ndritura. Nëse babai rreh fyen përdhunon nënën. Çfarë presim nga këta fëmijë, do e shohin normale dhunën. Pa e ditur fare se do vite kjo, që në fillim të emisionit Departamenti Amerikan i Shtetit shprehet se lufta e policisë pengohet nga korrupsioni.
Lala: Kam të drejtë se jam gazetare dhe e di misionin tim. Orët shtesë janë problem për vite të tëra. Unë mbaj mend kur zv. Drejtor. Këtë historinë që policinë e kemi qelibar, nuk e pranoj. Kemi 125 punonjës të policisë së shtetit të përfshirë në aferat e drogës. Fakti që ju citoni se çfarë bënë ata në të shkuarën.
Xhunga: Nuk duam të nxisim dhunë, por të qetësojmë njerëz
Llamallari: Një vrasje që e shikon si hataja, varet si shet lajmin. Është puna juaj.Ne informojmë opinionin publik për të vërtetën.
Lala: Ky është misioni im për të informuar publikun. Unë Rudina dhe Nazarko këtë mision kemi.
Havari: Uliganët që i dalin ato dhjamërat mbi bark. Ne nuk guxojmë t’i prekim në dorë se thonë që policia ushtron dhunë. Ata nuk e kuptojnë se çfarë gjendje kalon ky popull. Këtu është vetëm çështje pushteti.
Alibeaj: Sigurish nuk jam këtu për të bërë debat. Besoj se ju i keni dëgjuar deklaratat e ndërkombëtarëve se protestat janë një ushtrim demokracie. Kushdo që thotë përmes protestave krimi ngre krye, është dashakeqës. Publiku nuk ka qenë i axhituar. Në këto 5 vite ata që janë marrë nga policia e di që krimi ka pasur kulmin e saj në momente pushtete. Krimi në vitin 2016-2017 ishte koha e artë kanabizimit.
Diçka të themi edhe për atë. Por është mirë të mos humbasim në këto elemente duke u marrë në detaje më të vogla. E mbani mend në Elbasan kur krimineli mori para policinë. Ngrihet zonja ministre Spiropali, pa bërë asnjë hetim. Ngrihet në deklaratë dhe akuzon opozitën. Si e si të hedhin baltë ndaj opozitës dhe publikut. Meqë publiku shqiptar është ngritur kjo është një sjellje që i shkon për shtat krimit. Tahiri është duke u përballur me drejtësinë. Ajo që po thoshte Zagani katër vite më parë ka qenë e vërteta.
(BalkanWeb)