Koço Kokëdhima:”Në kohën e Saliut kam bërë shumë suksese se kishte me shumë liri”

Kreu i partisë ‘Zgjidhja’ Koço Kokëdhima, i ftuar në emisionin ‘Provokacija’ ka folur për situatën politike në vend.

Sipas Kokëdhimës, periudha e Sali Berishës, mund të konsiderohet si më e errëta që prodhoi kriza dhe viktima, por në atë kohë kishte më shumë liri sesa sot.

Ndërsa tani Kokëdhima akuzon Ramën se e ka kthyer çdo gjë dhe çdo vendim në monopol, duke fuqizuar autokracinë.

‘Berisha nga ‘94-‘96 instaloi plotësisht sistemin e vjedhjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Ishte atentati i parë i madh që zhgënjeu shpresat e shqiptarëve kur instaluan një sistem pluralist në Shqipëri. Saliu donte ta mbante pushtetin me zor, por periudha e Saliut sado e errët, që prodhoi kriza dhe viktima kishte më shumë liri se sot. Unë jam njeri që kam punuar në ekonomi gjithë kohën dhe unë kam bërë shumë para në kohën e Saliut. Saliu më konceptonte si armik, më ka konceptuar gjithë jetën si armik politik dhe më ka luftuar gjithë jetën me instrumentat që ka pas, por kam bërë shumë suksese se kishte me shumë liri’.

‘Tregu nuk ka rol tani, janë të gjitha monopol janë të gjitha vendime të pushtetit të Edi Ramës. Ai vendos për çdo pushtet në Shqipëri. Do punë? Do biesh dakort te ai me sekserët e tij, Do marrësh punë do biesh dakord me sekserët e tij. Ai prodhon vetëm monopol. Nuk ka dëshirë për konkurencë, dhe kur një shërbim të shtetit kur e bën outsore, nuk e bën me 3 konkurentë, jo nuk ndodh kështu. Autokracia është fuqizuar’.

Loading...