Në një prononcim për News24, gruaja e tregtarit të vrarë në vitin 2017 në Durrës thotë se djali i saj nuk ka lidhje me vrasjen dhe nuk ndodhet në Shqipëri.
Ajo i ka bërë apel shtetit që të gjejë autorët e vërtetë të vrasjes, pasi familja e saj nuk ka lidhje dhe po i shkatërrojnë jetën.
“Sot u njoftova se policia ka nxjerrë një njoftim. Nuk kemi lidhje fare dhe i bëj thirrje ministrisë së drejtësisë dhe Sandër Lleshit që t’i vijë turp. Djali im nuk ka vrarë asnjeri. Nuk jemi vrasës. Sandër Lleshajt i bëj apel, nuk jam unë vrasësja e Jurgen Kurtit. Atë e vrau zoti. Policia dyshon se vrasja e fundit ka qenë e bashkëshortit tim dhe prandaj shpall në kërkim djalin. Shteti le ta gjejë autorin, por nuk jemi ne. Turp t’i vijë shtetit. Unë komunikoj përditë me djalin tim. Nuk kemi bërë asgjë. Djali ka qenë mbrëmë shumë i sëmurë. Policia e Shtetit po gabon rëndë dhe po na shkatërron jetën”- tha Vjollca Arapi.
(BalkanWeb)