Mësohet se kandidatja që kërkon mandatin e deputetit është Enada Koçiraj, pjesë e listës së LSI në qarkun e Vlorës.
Enada Koçiraj ishte e treta në listën e Vlorës dhe do të zëvendësojë ish- deputetin Shezai Rrokaj.
Ajo është kandidatja e dhjetë nga radhët e LSI që kërkon të marrë mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga opozita.
Deri më tani janë 17 kandidatë në total nga opozita e re që kërkojnë mandatin e deputetit, ndërsa 4 prej tyre janë betuar në Kuvend dhe të tjerët janë në proces./Balkanweb
Loading...