Për mua dhe ata që mendojnë si mua!
Këshilla për poetët:
Në gjithë artet e tjera ka shkallëzime shumë,
E në të dytën shkallë mund të qëndrosh fatlumë,
Po n‟artin e rrezikshëm të poezisë me shkrim,
Nga mesatarja e poshtë s‟ka shkallë e shkallëzim…
Aspak të mos ju dehë një lajkë a një lëvdatë
Që zhgani i admiruesve, tek bluan me të thatë,
Ju bën majtas e djathtas dhe çirret: Mrekulli!
Nga vargu i recituar në vesh mbetet veç ai
Që, sapo shikon diellin, nga shtypi duke dalë,
Vështrimit depërtues të syve u bën ballë…
Këshillat e të gjithëve t‟i vinin vëth në vesh:
Një fakt i çfarëdoshëm ka goxha vlerë shpesh,
Per ama disa vargje frymëzuan Apolloni,
Me vrap majtas e djathtas mos rendni t‟i këndoni.
Mos bëni edhe juve si vjershaxhiu i mjerë
Që nga dokrrat e veta i marrin trutë erë
Dhe pas i ngjitet rrugës kujtdo që të takojë,
Pa po nis i çan kokën një varg të recitoje…
Pra një kritik të zgjidhni me mend edhe me qokë,
Që dijen e arsyen ka prijës edhe shok,
Dhe që me laps të sigurt të gjejë pa ngurruar.
Të dobësisë vendin që duhet rregulluar.
Ai do ju sqarojë dyshimet qesharake,
Dhe ka për t‟ju rrëfyer me ç‟gas e me ç‟hare
Një mednje e fuqishme, ndërsa vrapon rrufe,
Prej artit fort e ndrydhur, vrik rregullat i çart
Dhe të kuptojë kufiret mëson nga ai art.
Po një kritik të tillë kollaj s‟mund ta takosh:
Në rima është mjeshtër kush e ka kokën bosh,
Dhe në mbarë qytetin i rritet vlera e nami
Atij që s‟dalloi kurrë Virgjilin nga Lukiani…
Këto, o autorë nuk janë dokrra të thata.
Doni që t‟jua duan trillimet e begata?
Pjellorja muza juaj mësime le të nxjerrë;
Dobinë me urtësinë t‟i puqë ajo ngaherë.
Lexuesit të ditur s‟i duhet thjesht dëfrim,
Ai edhe prej dëfrimit kërkon të nxjerrë fitim.
Shpirti juaj dhe doket të hedhura në letër,
Figurën tuaj të fisme të japin e kjo tjetër.
Qysh t‟i nderoj nuk mundem t‟rrezikshmit autorë,
Të cilët nëpër vargje nga nderi heqin dorë,
Përmbi fajtoren letër virtytin e tradhtojnë
Edhe në sy lexuesish vesin e lavdërojnë.
Nikolla Bualoi (1636-1711)
[Nicolas Boileau o Boileau-Despréaux]