“Asht ditë vere, thonë asht ekuinoks e dita barazohet me natën në pika të veçanta si na të dy” – Albana Cufaj

Asht ditë vere, thonë asht ekuinoks e dita barazohet me natën në pika të veçanta si na të dy, ndoshta na të dy bashkohena kund në këto ditë pranvere, që nuk asht gja tjetër veç nji stinë që nuk po din me ardh.

Na jena ekuinoks i vetvedit, e kena nis me fol ved me vedi në vetminë e brendshme që veç na konsumon si natën që sot po e han dita pa pikën e mshirës.

Asht kaq bosh n’kët shpirt që nuk e din çka don me thanë boshti. Po sot boshti jem sillet në një bosh të madh vetmie.

Dashnia hera herës mundet me kenë edhe bosh, thjeshte nji gjendje e pa mushun që rreket piklave te dites me marr paksa…asht kaq bosh..kjo dhomez kaq e madhe po me han me dhame shpirtin e kanga brenda meje meket cepave te lotve që sytë i kane turbullu bajagi fort. asht ka me merr malli per at dashni qe mbushte na si kurre ndonjihere, po ne nuk jena ma ata, ne jena shifra t’perditshme faturash per tu pagu, thirrje femijesh per tu eduku e rrit si duhet. ne jena pergjegjesi kohe e kohesh, ne jena ore me zile e ditve qe vec ikin per mos me u kthy. e tashmja bahet kaq shpejt e shkume edhe momenti i jetum bahet kujtim. une jam nje rrëke që pret shiun me u mbushë pak e me thanë se jam gjallë.

Asht kaq vonë me ba dashni e filozofi per dashni..po ne jena nji ekuacion me shumë variante por pazgjidhje. a.c.zh

Loading...