Protestuesit: “Të rrëzojmë Edin e Kristaqit”

Protestuesit janë përplasur sërish me policinë dhe po tentojnë të çajnë kordonin policor përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërsa protestuesit po përleshen me forcat policore, ka pasur thirrje të ndryshme me megafon. “Hajde të rrëzojmë Edin e Kristaqit”, ishte një nga thirrjet e dëgjuara në protestë, ndërsa nuk janë ndalur edhe këngë parodike për qeverinë, duke e lidhur atë me mbjelljen e hashashit masiv në vend.

Ndërsa, po me autoparlant u kënduan këngë patriotike shqiptare, duke bërë thirrje që të rrëzohet me çdo kusht kjo qeverisje, e cilësuar nga opozita e bashkuar si antikombëtare.

(BalkanWeb)

Loading...