Aksident, autobusi përplaset me një makinë në Tepelenë, 9 persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotem në aksin Tepelenë – Krahës, ku një minibusi I linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një mjet tip ‘Volkswagen” dhe për pasoje janë plagosur 9 persona, 2 prej tyre në gjendje të rendë janë derguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në mjetin tip “Volkswagen” udhetonte një çift te rinjsh nga fshati Toç i Tepelenës, Shqiponja Xhaferri, 18 vjeçe dhe i fejuari i saj, Sokol Brahimi 26 vjeç.

Në gjendje të rendë drejt spitalit të Traumës u dërguan 18-vjeçarja dhe një prej pasagjerëve në minibus, Syrja Ibrahimi 54 vjeç. Personat e tjerë të plagosur po marrin mjekimin në spitalin e Gjirokastres. Nga përplasja Minibusi dhe mjeti “Volkswagen” kanë dalë nga rruga. Policia e Tepelenës po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj janë përplasur automjet “volkswagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan, ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoveturës(shtetasi E.K) dhe pasagjeria (Sh.Xh), e cila ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër. Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dhe disa pasagjerë të autobuzit, të cilët po marin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Loading...