Policia: “Ruani qetësinë, mos hidhni fishekzjarre dhe mjete prioteknike kundër policisë. Po dëmtoni dhe po rrezikoni jetën e policisë”

Në një kohë që vijon protesta e opozitës, dhe janë shënuar disa tensione mes policisë dhe qytetarëve, Policia ka lëshuar një ultimatum.

Policia deklaron: Në rast se për 5 minuta nuk do të mernni masa policia do të ndërhyjë.

Ruani qetësinë, mos hidhni fishekzjarre dhe mjete prioteknike kundër policisë. Po dëmtoni dhe po rrezikoni jetën e policisë.

Edhe më herët policia e shtetit ka bërë thirrje në drejtim të Gazmend Bardhit që të largojë nga protestat personat me maska, dhe të shmangen elementet e dhunës.

Tashmë raportohet se 2 efektivë të policisë kanë mbetur të lënduar nga hedhja e shashkave.

Ndërkohë në Kuvend deputetët e mazhorancës janë urdhëruar që të vazhdojnë seancën si normalisht ndërsa mungon kryeministri Edi Rama, i cili tashmë që prej një jave ka munguar në daljet e tij publike.

Protesta e sotme është në vazhdën e protestave që opozita ka deklaruar se do të organizoje deri në rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie teknike si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme./Faxweb

Loading...