Po vijnë reshjet e shiut, çadrat blini që sot.

Ashtu edhe siç ishte njoftuar disa ditë më parë sot është vënë re një ndryshim i motit, ku vendi është përfshirë nga vranësira dhe rënie të lehta temperaturash.

Gjatë orëve në vijim shiu do pushtojë zonat malore të vendit, për t’u shpërndarë më pas në të gjithë territorin e vendit, kryesisht mëngjesin e së hënës (nesër).

Ndërkohë nga nesër, pritet edhe rënie temperaturash me të paktën 6 gradë, tipike të vjeshtës.

Sipas Metoalb, e diela shton vranësirat ne pjesën më të madhe të vendit si dhe shirat në zonat malore. Fillim-java sjell shira thuajse në gjithë vendin; më të konsiderueshme në Jug.
Rënien më të ndjeshme të temperaturave e sjell e hëna – e marta duke ulur maksimumin nga 28 gradeC të shtunën ne 21 – 22 gradëC në fillim të javës tjetër.

Loading...