Haradinaj: Ushtria jonë e organizuar jug-qendër-veri, ashtu si KFOR

ryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se FSK-së nuk po i shtohen kompetencat, por po i jepet mandat i plotë.

Ai mandat, sipas tij, është për mbrojtur gjithë Kosovën dhe nëse dikush nga ata nuk e bënë këtë gjë, shkel ligjin dhe Kushtetutën.

“Ju siguroj është dallim i madh, kompetenca është kur ia rrit një element, ne po i japim mandat për të mbrojtur Kosovën”, tha ai duke shtuar se Ushtria e Kosovës do të jetë e organizuar me tri njësi.

“FSK-ja ka edhe gardë ndërkombëtare, 20% aktiv, 3% do të rrinë rezervë. E ka ushtrinë tokësore, tri njësi, pra tri forca, t’i quaj ashtu. Sikurse është KFOR-i i organizuar, jug-qendër-veri, edhe ushtria jonë është e organizuar në tri rajone të përgjegjësisë”, deklaron Haradinaj.

Ai shton se sikurse përkrahim në Pejë, në Gjakovë, ashtu do të përkrahim çdo pjesë të Kosovës.

Pavarësisht nacionalitetit që kanë pjesëtarët e FSK-së, Haradinaj thotë se do të duhet të mbrojnë Kosovën, në të kundërtën shkojnë në burg.

/KosovaPress/ /a.g

Loading...