Aksidenti i rëndë në Tepelenë, ndërron jetë 18-vjeçarja

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë Shqiponja Xhafa, 18 vjeçarja e cila u aksidentua në përplasjen mes një autobusi dhe një makinë, në të cilën ajo ishte pasagjere mëngjesin e sotëm në Tepelenë .

Edhe pse e reja është nisur me urgjencë drejt Tiranës me helikopter pas aksidentit të rëndë në aksin rrugor Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Shqiponja Xhafa udhëtonte me të fejuarin Sokol Brahimi, 26 vjec në mjetin Volkswagen kur janë përplasur me autobusin e linjës.

Ndërkohë kanë mbetur të plagosur në aksident dhe:

Endrikejd Kapa, 17 vjec

Sokol Brahimi, 26 vjec (i fejuari i 18-vjecares Xhafa)

Syrja Brahimi, 54 vjec
perplaset mjeti me autobv
Petrit Rapaj, 56 vjec

Hanko Mara, 52 vjec

Zergjin Sina, 62 vjec (rëndë, i transportuar me helikopter në Tiranë)

Fatmir Selfaj, 60 vjec

Robert Aliko, 55 vjec

Loading...