Kryetarja e LSI-Monika Kryemadhi ka dhënë një prononcim për mediat, pasi ka dalë së bashku me Nokën dhe Bardhin nga Drejtoria e Policisë.
Kryemadhi tha se ata dhanë një ultimatum që 14 të shoqëruarit të lirohen menjëherë dhe prokuroria të mos merret me fëmijët e shqiptarëve, por me të korruptuarit.
Ish-deputetja tha se protesta ishte paqësore, ndërsa akuzoi Ramën se po keqpërdor Policinë e Shtetit.
Në fund të fjalës së saj, ajo pati edhe një batutë për Lleshajn, për të cilin tha se po përgatitet për të zëvendësuar kryeministrin Rama.
“Ka shoqëruar mbi 14 djem të ditëlindjes 95, sot ka qenë një nga protesta më paqësore, s’ka pasur as dhunë. Por dashuri dhe respekt të qytetarëve ndaj policisë.
Ne lamë ultimatumin tonë, të dalin djemtë sa më shpejt. Ne jemi këtu dhe s’do ndalojmë derisa ata të ndalin, nuk kanë bërë asgjë, nuk kanë thyer asnjë ligj.
I bëj thirrje prokurorisë të arrestojë Gjiknurin, çdo njeri që grabit paratë e shqiptarëve, mos të arrestojë fëmijët e shqiptarëve. Janë shoqëruar për verifikim, ne po presim që të dalin sa më shpejt.”-tha Kryemadhi.