Rudina Hajdari: “Askush nuk mund ta gjykojë vendimin tim, do bëj hapa të sigurtë larg politikës së vjetër”

Rudina Hajdari, nga foltorja e Kuvendit tha sot se askush nuk mund ta gjykojë vendimin e saj, për të mbajtur mandatin e deputetit, dhe se do sjellë një model të ri në politikë.

Krahas protestës së opozitës, deputetja e PD-së u shpreh se është në politikë për të bërë hapa të sigurtë larg politikës së vjetër, dhe se askush nuk mund ta gjykonte për vendimet e marra.

“Askush nuk mund ta gjykojë vendimin tim, do bëj hapa të sigurtë larg politikës së vjetër. Në ditët dhe muajt që do vijnë, do kem propozime konkrete për ta kthyer vendin në normalitet. Unë dua të sjell një frymë të re parlamentare, që do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë këtij tranzicioni”, tha ajo.

A mos lë të nënkuptuar se ajo do të krijojë parti të re?

Loading...