Edi Rama: “Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin!”

Na Berlini, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të protestës së opozitës që për 5 orë mbajti një tubim, fillimisht tek Parlamenti dhe më tej tek Drejtoria e Policisë së Tiranës kur kërkoi lirimin e disa mbështetësve të shoqëruar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e quan opozitën një “tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve” duke ju referuar marshimeve me protestues të udhehequra nga liderët e opozitës joparlamentare.

Sipas kryeministrit, opozita sajon kriza ashtu sikundër edhe sëmundje për kundërshatrin. Ishte ish-deputeti Klevis Balliu që më herët shkruante se krue i qeverisë ka pësuar parainfark dhe ndoddhet në spital.

Po ashtu, Rama përmend edhe faktin që opozita lobon kundër të ardhmes integruese të vendit nëpër botë.

Duke lënë të kuptuar këtu, se të njëjtën gjë do të ketë bërë edhe lideri demokrat Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Berlin, prej të cilës humbi edhe pjesëmarrjen në protestën e 16 marsit para Kuvendit.

“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”, tha Rama.

Loading...