Banorët e “Astirit” rrethojnë Policinë e Tiranës

Vazhdojne tensionet mes policise dhe protestuesve te Unazës së Re.

Ata kanë mbërritur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku mbahet i ndaluar Dorian Protoduari, i arrestuar në mënyrë të paligjshme sipas tyre, pas pjesëmarrjes në protestën e sotme para Parlamentit.

Qytetaret e mbledhur tek policia kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm si dhe, siç thonë ata, ndalimin e terrorit ndaj banorëve të Astirit.

Me protestuesit ndodhen edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, si dhe ish-deputetët e Partisë Demokratike Albana Vokshi, Endri Hasa, Klevis Balliu, Gent Strazimiri e Andon Frrokaj.

Loading...