Angli,jepet vendimi për shqiptarin – ‘Perandori’ i trafiqeve e jetës luksoze

Një gjykatë në Londër dha denimin me 15 vite burg per 33-vjecarin shqiptar Lodvik Guraj, i konsideruar si “koka” e një grupi të trafikimit të kokainës.

DailyMail thekson se shqiptari sipas drejtësisë britanike, ishte tregtar i madh i kokainës dhe është shpallur fajtor për furnizimin e më shumë se 40 kg kokainë me vlerë 2 milionë euro tek përdoruesit në të gjithë Londrën dhe në juglindje.
Padroni jetonte në një apartament luksoz në Greenford dhe u arrestua në dhjetor të vitit 2017. Shqiptari përdorte më shumë se 42 telefona celularë për të drejtuar grupin e tij të drogës gjatë një periudhe 18-mujore.

33-vjeçari kishte publikuar një video në internet ku tregonte jetën luksoze që bënte dhe njihej si ‘perandor’ i kokainës. Gjithashtu ai shëtiste me Lamborghini, shijonte pushimet me motorskaf dhe kishte stoli të shtrenjta.

Policia britanike nëpërmjet pajisjeve celulare arriti të bëjë lidhjen e tij dhe me 14 individë të tjerë të cilët merreshin me shitjen e kokainës.

Loading...