21 621 raste të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes

Platforma e bashkëqeverisjes ka ka rritur numrin e ankesave të qytetarëve për zgjidhjen e problemeve të tyre, po ashtu është rritur dhe numri i rasteve të zgjidhura nga institucionet shtetërore dhe administrata publike.

Nga statistikat e bërë publike nga platforma e bashkëqeverisjes rezulton se numri i ankesave që kanë gjetur zgjidhje ose të përfunduara është 21 621, ndërsa numri total i ankesa të regjistruara kam shifrën 22 771.

Par në nivel vendor të ankesave të qytetarëve numri total i ankesave të përfunduara është 3 183, ndërsa numri total i ankesave të regjistruara është 3 588.

Të veçuara, janë 13 raste të spikatura të suksesit, ku 3 raste në Ministrinë e Drejtësisë, 1 rast në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 6 raste në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, 2 raste në bashkinë Tiranë, 1 rast në Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë.

Ndërsa, numri i interpelancave të zhvilluara janë 14. Platforma online e bashkëqeverisjes ka shënuar në total 65 437 logime në faqe dhe 11 967 është numri i regjistrimeve të reja. /a.g/

TIRANË,11 nëntor /ATSH

Loading...