Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane ditën e sotme, pasi u kapën me 2.5 kilogramë kokainë.
Sipas mediave italiane, në pranga kanë rënë 24-vjeçari me inicialet U.K dhe një 26-vjeçar me inicialet T.D,.
Policia e shtetit fqinjë ishte vënë në ndjekje të dy të rinjve, pasi i kishin parë të shoqëruar me dy persona të tjerë, të cilët ishin arrestuar më parë nga policia për posedim armësh pa leje.
Pas një sërë ndjekjesh, policia italiane ka kontrolluar një shtëpi të pabanuar në Casanova, Lonati, ku dy shqiptarët ishin parë të hynin e të dilnin shpesh, dhe gjatë kontrollit u zbulua sasia e drogës e fshehur poshtë pllakës së dushit.
Loading...