Kryetarja e LSI-së, zonja Monika Kryemadhi, i dërgoi një mesazh qytetarëve shqiptarëve në ditën e Festës së Sulltan Novruzit, një mesazh besimi dhe shprese në këto ditë kohë protestash dhe krize politike.
“Dikur Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore, ne sot duhet të sjellim jetën dhe mirësinë për shqiptarët, – tha Kryemadhi.
“Mesazhi im është shumë i thjeshtë: sot është 22 marsi, është Dita e Sulltan Novruzit, por në fakt është dita e demokracisë njerëzore, – tha kryetarja e LSI.
Kështu, që në këtë ditë shumë të bukur pranvere kur çelin lulet pafundësisht, mund ta shkelësh dhe ta prishësh një lule, por nuk mund ta kthesh dot mbrapsht pranverën. Kështu në këtë ditë të ringjalljes së shumë vlerave, i uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar Festën e Sulltan Novruzit. Bektashinjtë i uroj më shumë se të gjithëve se ata e gëzojnë por dhe gjithë shqiptarëve se ata e kanë bashkëjetesën që u bën të veçantë.”
Gazetarët: Kryegjyshi pati një thirrje për politkanët, thirrje për dialog, ju kërkoi të tregoheshit më të përmbajtur dhe më të qetë. A do ta merrni në konsideratë këtë thirrje? Për dialog dhe dashuri për vendin?
Kryemadhi: Dashuria për kombin është dj.egia e mandateve që bëri opozita se ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe vendosi kornizat dhe shinat e dialogut dhe tregoi mundësinë se gjërat duhet të vihen në shinat dhe në shtratin kushtetuese.
Sa i përket bektashizmit, Abaz Aliu u vra nga Jeziti dhe Mavia, në betejën e Qerbelasë. Beteja të tilla kanë kosto por në fund të fundit kanë një vlerë për të sjellë. Dikur Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore, ne sot duhet të sjellim jetën dhe mirësinë për shqiptarët.”