Kur kanë kaluar më shumë se 1 vit e gjysmë nga zhdukja dhe më pas gjetja e trupit të Kreshnik Beqirajt në Fier, familjarët e tij shprehen se Prokuroria e Fierit nuk i ka kryer si duhet hetimet.
I vëllai i tij, Donjet Beqiraj, në një lidhje telefonike për Fax news është shprehur sot se tabulatet telefonike të vëllait të tij nuk përputhem me ato të autorit të dyshuar, Albert Zekaj.
Beqiraj shton më tej se daja i tij që ka ndjekur çështjen është larguar tashmë jashtë vendit, dhe ka rrëfyer detaje tro.nditëse për ngjarjen në Belgjikë, vend ku ka kërkuar dhe azil.
Në dokumentet e kërkesës së azilit që Faxweb.al disponon përfshihet një emër drejtues në PS-në e Fierit, që njëherësh ka post dhe në Bashkinë e këtij qyteti. Për shkak se kjo mund të jetë përdorur qëllimisht nga daja i vi.ktimës për të përfituar azil, ne kemi vendosur që të mos e vendosim emrin e denoncuar nga Sulaj.
“Hetimet kanë përfunduar dhe i kanë kaluar dosjen gjykatës, si kanë përfunduar hetimet kur nuk janë bërë ende verifikimet? Nuk janë marrë kamerat e sigurisë në pallatin ku im vëlla banonte, nuk është bërë analiza e ADN-së së njollave të gjakut. 95 % e tabulateve që kemi ne në dorë si familje nuk përputhen me ato që thuhen nga ana e Prokurorisë.
Ne duam të dimë se ku ndodhet trupi i vëllait tonë, dhe ende nuk na është dorëzuar. Kur kam pyetur në mo.rg për këtë, përgjigja që mora është që do pyes, si do pyesësh ti? Nuk kemi kryer dot as ritet normale të var.rimit. Kanë dalë fakte shokuese, Arben Sulaj është daja jonë që na ka informuar për zhdukjen e vëllait tonë, dhe ka bërë madje dhe denoncimin, dhe ka kërkuar azil në një nga vendet e BE-së.
Daja nuk ka ka konfirmuar se çfarë ka ndodhur realisht, po ne dimë që ajo që ai ka rrëfyer në Belgjikë ka detaje tro.nditëse. Arben Sulaj është larguar menjëherë sapo unë kam ardhur në Shqipëri në muajin Janar. Kemi marrë kër.cënime”, u shpreh më tej Donjet Beqiraj.
Familja këmbëngul që Albert Zekaj është paguar nga persona të tretë për të kryer vra.sjen e Kreshnik Beqirajt. Kujtojmë se Zekaj në policia ka deklaruar se ai e ka qëlluar me çe.kiç Beqirajn, dhe më pas trupin e ka futur në një valixhe dhe e ka hedhur mes ferrave.