Ditën e premte, besimtarët bektashinj festojnë Festën e Sulltan Nevruzit.
Një ditë para kwsaj feste, në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, kreu i saj, Baba Mondi tregoi të gjitha ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës së Festës së Sulltan Nevruzit, madje hyri vetë në kuzhinë për të ndihmuar me përgatitjet.
Ai cilësoi mishin e kurbanit si një nga pjatat kryesore, duke shpjeguar se çdo familje mund të gatuajë mish gjeli, qingji apo dashi në varësi të mundësive ekonomike.
Nga ana tjetër, Baba Mondi cilësoi byrekun me 12 lakrat e egra si një tjetër pjatë tipike të kësaj dite.
Sa i përket ëmbëlsirës, ai tha se traditë e kësaj feste mbetet sultiashi me qumësht, pasi ky i fundit konsiderohet si tregues i vazhdimësisë së jetës.