Vlorë – Arrestohen dy persona në kërkim nga Strukturat Policore të DVP (emrat)

Arrestohen dy persona në kërkim nga Strukturat Policore të DVP në Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë për veprën penale prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike si dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve ushtarake.
Dy të arrestuarit të cilët kanë qenë gjykuar në mungesë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë janë A.Gj., 48 vjeç, banues në Vlorë i cili është dënuar me 6 vite burg në 2011, nga të cilët i kanë mbetur për të kryer dhe 1 vit e 4 muaj.
Personi tjetër i kapur nga policia është E.K., 38 vjeç, banues në Vlorë i cili nga marrë nga Gjykata në 2018 masën e sigurisë ”Arrest me burg”.

Ja njoftimi i policisë:

Strukturat Policore të DVP. Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit e shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve:

– A.Gj., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.352 datë 18.07.2011 e ka dënuar me 6 vite burg, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer dhe 1 vit e 4 muaj, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

– E.K., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendim penal nr.148 datë 03.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale ”Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Loading...