Aurela Gaçe mesazh për Tunën

Këtë javë Tuna ndau me ndjekësit të gjitha këngët e albumit të saj “Fortuna”.

Këngëtarja nga Shkupi zgjodhi që të gjitha klipet e këngëve të saj të ishin realizuar në të njëjtën studio, ku ndryshimi i vetëm ishte veshja e saj.

Ndërsa shumë personazhe të njohur nuk ngurruan që ta përgëzonin dhe ta vlerësonin, një prej tyre ishte dhe Aurela Gaçe.

“Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përditshme me garë singëllash, Tuna zgjodhi të vinte me album. Pikërisht sot kur duket se albumet nuk jetojnë më. Dhe s’kishte si të ndodhte me muzikë e vargje shpirti, vlerësim për punën.

Kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferente e të mos vlerësojmë me dashuri. 

Është shpresë për të dhënë më shumë”, shkroi Gaçe në një postim në Insta Story.

Loading...