Televizioni i madh ‘Aljazeera’ ka trajtuar në një reportazh të ditës së djeshme çështjen e pronave në Himarë, që qeveria e Edi Ramës kërkon ti përvetësojë.
‘Aljazeera’ shkruan se Qeveria shqiptare kërkon të nxisë turizmin duke shkelur të drejtën themelore, atë të pronës.
Bëhet fjalë për jugun e vendit, Himarën, aty ku gazetari me origjinë greke John Psaropoulos ka intervistuar banorët etnike grek që ankohen për grabitjen e pronave.
Pronarët etnikë grekë thonë se shteti po u merr me forcë pronën e tyre dhe nuk kanë ku të ankohen (të bëjnë rekurs) pasi gjykatat në Shqipëri kanë pushuar së ekzistuari pas problemeve me korrupsionin’, raporton ‘Aljazeera’. Bëhet fjalë për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Po kështu Deutsche Bank ka vlerësuar pasurinë e tyre nga 800 milionë deri në 1 miliardë e gjysmë Dollarë.
Në reportazhin ‘Aljazeera’ flet dhe kryedemokrati Luzim Basha, i cili thotë se qeveria shqiptare punon natë e ditë për të rrëmbyer tokat e qytetarëve të cilat më pas ua shpërndan oligarkëve.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i intervistuar nga gazetari thotë se qeveria shqiptare sigurohet që toka që i kalon investitorëve të fuqishëm të jetë në përputhje të plotë me ligjin.
‘Al Jazeera’ del në përfundimin se pronarët nuk kanë ku ta kërkojnë të drejtën e pronës për shkak se sistemi i drejtësisë ka rënë në kolaps, për pasojë po përfitojnë biznesmenët e lidhur me qeverinë.