Top Chanel i dha dritë mbrëmë, afera të ndyra nga Dhërmiu e deri në Indi!
Lidhur me këtë ka reaguar ditën e sotme ish-Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpetim Gjika.
Në statusin e tij në facebook Gjika shkruan:
“Jo më larg nga dje, iu gris maska një maskarade të “qepur” aq poshtërsisht dhe pabesisht para 5 vjetësh ndaj meje, trillime me bomba e dinamit, haluçinacione me banda dhe klane kriminale !
Statusi i Plotë:
Eppur si muove!
Edhe Bota është portokalle 🍊!
Çdo akuzë, cdo shpifje, cfarëdo lloj balte apo helmi, vazhdon te sfumohet dhe qartësohet dita ditës !
Jo më larg nga dje, iu gris maska një maskarade të “qepur” aq poshtërsisht dhe pabesisht para 5 vjetësh ndaj meje, trillime me bomba e dinamit, haluçinacione me banda dhe klane kriminale !
Nuk kam dyshuar kurrë që e vërteta ka qenë ajo që Top Chanel i dha dritë mbrëmë, afera të ndyra nga Dhërmiu e deri në Indi !
Ajo që më gëzon më shumë, është fakti që sot, besoj, qartësohen jo vetëm miqtë e mi, por binden edhe ata që sadopak kanë menduar njësoj si “ai” që orkestroi këtë poshtërsi ndaj meje !
Ka ende baltë e shpifje, cdo gjë në kohë dhe në vendin e saj !
Eppur si muove 👍🙏!
@laberianews