Partia Socialiste mbledhë sot në orën 10 Kongresin në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të ketë rreth 8 orë diskutime.
Ne programin e Kongresit është parashikuar të flasin një numër i madh ministrash, deputetësh, kryetarësh bashkish etj.
Pas regjistrimit të delegatëve, Kongresi do të hapet me një fjalim nga Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla e pas tij do t’i drejtohet Kongresit zv. kryeministri Erion Braçe.
Kryeministri Edi Rama pritet të flasë në seancën e dytë të Kongresit, pas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili do të prezantojë edhe kandidatët e PS për anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë.
Një nga të ftuarit në Kongres është edhe ish kryeministri Fatos Nano, i cili pritet të marrë pjesë, por nuk do mbajë fjalim.