Arian Çani: “Shqiptarët janë turq”

Mbrëmjen e djeshme në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’ në Shkodër u zhvillua ndeshja Shqipëri-Turqi, takim ky i cili ishte i vlefshëm për kualifikueset e “Euro 2020”.

Vendi ynë u mund me rezultatin 2 me 0 për Turqinë. Ndërkohë që stadiumin ‘’Loro Boriçi’’ zhvillohej ndeshja, gazetari Arian Çani ishte në transmetim live me emisionin e tij ‘’Zonë e Lirë’’.

Pasi Turqi shënoi golin Arian Çani festoi dhe kjo në kuptimin e plotë të fjalës. Ai tha se ne jemi turq, pasi kemi qenë të pushtuar.

Tekstualisht Arian Çani tha:

Ueee, duartrokitje, bravo eh! Ju po thoni pse gëzohet Arian se bën turqit gol? Po sepse shqiptarët janë turq. Mendoheni pak kemi qenë 500 vjet nën Turqinë dhe shumë pak rezistuan dhe nuk e ndryshuan fenë, u bënë turq. Pa le se është gëzuar Rama që bëri gol Turqia, ai vdes për turqit i do shumë e ka xhan e ka mik Erdoganin.’’

Në fakt Arian Çani i habiti të gjithë me gëzimin e tij qoftë ky i bërë edhe për show, apo për audiencë. Ndërkohë që për 500 vite nën e Perandorisë Osmane ne ruajtëm gjuhën, traditat dhe siç ka shkruar edhe Pashko Vasha ‘’ Feja e shqiptarit është Shqiptaria’’. Shumë shkrimtarë, poet dhe shumë burra që kanë rënë madje dhe dëshmorë dhanë jetën që shqiptarët të mos quheshin më as otomanë dhe as turq.

Të tilla fjalë nxisin edhe diferencat midis kombeve dhe mund të thuhet edhe se nga fjalë të tilla lindin dhe konfliktet… Por a është etik mënyra se si festoi Arian Çani për golin e Turqisë dhe mesazhi përcjell? Komentet ju takojnë juve.

Loading...