Këngëtari i muzikës “Country”, Justin Carter vdiq në moshën 35-vjeçare.
Këngëtari Justin Carter është vrarë aksidentalisht me armë zjarri gjatë xhirimeve të videos muzikore, shkruan Fox News.
Carter vdiq në moshën 35-vjeçare, ndërsa ishte duke filmuar për klipin e ri.
Nëna e Carter, Cindy McClellan, tha për “Fox News” se djali i saj po filmonte një video muzikore në Houston, Texas, të shtunën kur një armë në xhepin e tij e qëlloi atë në sy.
Carter lë pas dy vajza, Dixie dhe Kaylee, ndërsa së fundi kishte publikuar këngën “Affair Love”. /Lajmi.net/
Loading...