Përparim Kabo: “Nëse kjo është gjendja përgjegjësia është e federatës dhe juaja zoti Duka…ndaj unë ju them mendohu mire, ky është shanci juaj i fundit…Panuçi dhe Panuçët janë krijesat e tua të dështuara…”

Panuçi iku po tani…
Ndodhi ajo që pritej, Kristian Panuçi iku, pas një sërë dështimesh ai e la kombëtaren tone të futbollit por me shumë fines. Nëse në fushën e lojës ai humbi dhe pak ngjyrë dhe shkëlqim la, në fushën kontraktore ai u tregua i zgjuar, priti ta shkarkonin dhe jo të ikte vetë. Kuptohet nga kjo qasje varet se sa paguesh dhe si e deri kurë bazuar në kontratën që thyhet nga njëra pale shkon kjo pagesë. Këtë gjë kurrë nuk e kemi marrë vesh.

As zoti Duka e as sejmenët e tij por as edhe fluturakët mediatik që në studio televizive që mbrëmë me sy gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur lanë të kuptohej se ai do shkarkohej, pra ata dinin gjithçka që do ndodhte, nuk na e kanë thënë. Ky klan okult në zyra dhe në fusha në studio dhe në restorante po e vret futbollin kombëtar. Nëse një trainer dështon ikën, ikën sepse ka sedër dhe mendon për karrjerën.

Po nëse disa të tillë që nga Brigël, Bariç, Kuzhe, etj vijë dhe ikin dhe asgjë nuk ndodh për mirë në futbollin tonë kombëtar ka diçka që nuk shkon, ndaj pyetja pezull mbetet. Panuçi iku po tani?! Historia e 2016-s dhe historia e De Biazit duket më shumë si një ëndërr se sa një realitet, një ngjarje me prapaskenë gjyqësore se sa një ndodhi në skenë. Fituam në fushë apo në gjykatë, mundëm me ndershmëri apo me pagesë nëndorë?

Eleminatoret e botërorit një lloj inercie me alibin brenda, e më tej liga e kombeve shkuan keq dhe për dreq. Çfarë po ndodh me futbollin kombëtar, kjo është pyetja? Ekipi senior është në një fazë rinovimi por ai nuk ka as edhe një lidhje me kampionatin kombëtar. Pra kemi një garë brenda vendit që nuk shërben, po përse? Kush mban përgjegjësi? Nëse në vitet e largëta 70të të shekullit të kaluar ne i mundnim turqit dhe lojtarët dhe trainerët ishin të kampionatit kombëtar, kjo pse nuk ndodh në ditët tona?! Koha ecën bota u hap para kemi më shumë financa atëhere pse rezultatet mungojnë? Nëse Panuçi iku si një dështak, unë e pyes zotin Armando Duka: Zoti President i Fedeatës ku u bazuat Ju që e zgjodhët si trainer të ekipit kombëtar, çfarë sigurie patët? A i kishit analizuar kapacitetet dhe përvojën e tij në training? Si dhe sa dallonte dhe ngjasonte Ai së paku në kapacitete me De Biazin? A i vutë kushte kur firmosët dhe cilët ishin ata? A kishit ju siguri që ai
mund t’i përmbushte ato? Etj etj…Pyetjet mund të vazhonin edhe më… Të gjithë ata që të lëpihen rreth e qark dhe ata që të llomotsinin pranë dhe për Ju, mund të më thonë…Është eksluzivitet i Kryetarit të Federatës zgjedhje dhe shkarkimi trainerit. Në rregul e pranoj. Por për ta dhe për Ju zoti Duka unë dua të them se ndjenjat kombëtare, krenaria kombëtare, flamuri kombëtar, simboli mbi flamur që përfshihen në ndeshjet e ekipeve kombëtare i takojnë kombit, popullit dhe ndjeshmërive të tyre. Një ndeshje mund edhe të mos japi rezultatin që pritet,por kur ato janë vazhdë dhe në disa konkurime europiane dhe botërore, atëhere unë pyes. Kush mban përgjegjësi? Ju zoti Duka a mbani?

A do thoni ndonjëherë Ju kërkojë ndjesë unë gabova me këtë përzgjedhje?! Postin nuk ua kërkon kush e as mandatin, por që të jeni serioz dhe kompetentë me futbollin kombëtar po, ua këkrkojmë që çke me të, nga mëngjesi deri në darkë. Zoti Duka kur ekipet tona në super league do kalojnë turet e të shkojnë në grupe si bëri Skënderbeu do vite më pare?! Kur djemtë që stërviten në Shqipëri do shkojnë me shumicë në kombëtare e të tillë ka, madje që vijnë edhe nga nivelet inferiore si është rasti Uzunit dhe Abazaj? Zoti Duka pse nuk besoni te nja trainer shqiptar, ai e do flamurin dhe kombin më shumë se një rrogëtar?

Ju po qëndroni në krye të federatës po thuaj 2 dekada, po si nuk dërguat 4-5 veta për shkollim training në Amsterdam tek academia e Ajaxit apo në Itali në Koverçano, në Gjermani apo në Francë, në Spanjë apo në Austri? Invesimet në sport nuk janë vetëm stadiumet të cilët nëse rezultatet do mungojnë si deri më tani, do të mbeten bosh. Panuci iku po tani…?
Nuk kemi më nevojë të vij një tjetër e të nisim të njëjtën histori në fillim me lavdërime, pastaj me dyshime, më tej me sharje dhe në fund me shqelm pas të ndenjurave. Një ditë edhe ai ikën, thotë dy fjalë falenderimi merr paratë dhe kështu vazhdon zhgënjimi publikut dhe shkatrimi i futbollit shqiptar. Nëse kjo është gjendja përgjegjësia është e federatës dhe juaja zoti Duka…ndaj unë ju them mendohu mire, ky është shanci juaj i fundit…Panuçi dhe Panuçët janë krijesat e tua të dështuara , ndaj merë përgjegjësinë para kombit dhe ndjenjave të tij sportive. Koha vonon por ndëshkimi nuk harron…!
Pkabo 23 mars 2019

Loading...