Arben Ahmetaj: “Të largohesh nga parlamenti është ekstreme dhe jopolitike”

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha nga studioja e emisionit “Kjo Javë” në News 24 se Kongresi i PS-së hapi rrugën për përgatitjen e zgjedhjeve lokale si dhe për vijimin e reformave të rëndësishme të vendit.

Ai hodhi akuza të forta ndaj opozitës, ndërsa tha se sa herë Shqipëria ndodhet përballë sfidave të mëdha, opozita del në rrugë dhe bën rolin e pengueses.

“Kanë ndjekur mandatet vetë. Me ose pa ndërgjegjen e tyre. Qëllimin e dinë vetë ata. Të largohesh nga parlamenti është ekstreme dhe jopolitike.

Të dalësh në rrugë kur të gjithë presin hapjen e negociatave. Sa herë vendi ndodhet përballë zhvillimeve të mëdha ata prodhojnë ngërçe atificiale.

Kryeministri nuk bën sfidë, por bën punën tij. Ne po përgatitemi për zgjedhje. Do vish në zgjedhje mbi bazë të një legjislacioni.

Hajde në tryezë dhe ta përmirësojmë dhe të bej më transparent procesin. të bërtasësh përtej gardhit: Na vodhën votën. Pse kështu do vijojnë pas 30 vitesh partitë? Zërë mend dhe mos më hajde me sharje. Hajde në zgjedhje dhe fito”, tha Ahmetaj për News24.

Loading...