Padyshim të gjithëve na ka ndodhur që të bjeri zilja e alarmit në mëngjes, ta fikim dhe të vijojmë të flemë.
Diçka e tillë na ka sjellë më pas shumë probleme me pjesën e vonesës dhe arritjes në orarin e duhur në destinacion.
Megjithatë një studim tregon se vazhdimi i gjumit pas rënies së alarmit është diçka shumë e mirë.
Sipas studiuesve kjo është një shenjë e intelingjencës, kreativitetit që çon në shtimin e lumturisë. Sipas studimit të publikuar nga “The Independent” të realizuar nga kërkuesit Satoshi Kanazawa dhe Kaja Perina, organizmi ynë ndjek ritmet biologjike të paraardhësve tanë që flinin dhe zgjoheshin herët.
Por oraret që i vendosim veten në ditët e sotme janë tërësisht të ndryshme dhe trupi ynë vendoset me një orar me të cilin nuk është mësuar.
Ndërkohë një studim tjetër nga Universiteti i Southhampton ka analizuar zakonet e gjumit të 1229 burrave dhe grave.
Në përfundim të studimit personat që nuk shkojnë të flenë para orës 23.00 dhe nuk zgjohen para orës 8.00, pikërisht për shkak të karakteristikës së tyre të krijimtarisë, kanë një stil jetë dhe një rrogë më të mirë.