“Nje Tjeter Diell”
Ky eshte titulli i vellimit poetik te poetes vlonjate Lola Mecaj,qe promovuam sot ne ambientet e Qendres Rinore te qytetit te Vlores.
Shpirti i njeriut eshte i mbushur plot brenga e gezime,eshte shume e rendesishme kur keto i ndajme me miq dhe dashamires.
Sic e thot edhe vet ajo se poeti ka nje rruge te veshtire dhe plot pengesa,te cilat ai i kaperxen me nje guxim dhe vullnet si askush tjeter.
Ne kete dite te shtune dielli u kishte buzeqeshur kodrave dhe bregedetit vlonjat,dhe se bashku me vellimin poetik “Nje Tjeter Diell”erdhi kaq lirshem dhe depertoi ne zemrat dhe shpirtin e gjithe te ftuarve,miqeve,dhe dashamiresve te poezise.
E ngroht dhe plot drite ishte cdo fjale e thene per Lolen nga te gjithe ata qe e njohin qysh ne femijeri.
Vlen te vecoje perberjen e ketij vellimi te peste te saj ,pasi shume prej poezive te Loles flasin kaq shume me lexuesin dhe depertojne thelle ne mendje dhe zemer,madje disa prej tyre behen edhe frymezim dhe force per te guxuar me jeten.
U ndieva e vlersuar por njekohesisht edhe e mbushur me emocion qe Lola me besoi kete dite te vecant te saj duke moderuar kete aktivitet poetik.
Mes te tjerash vlen te vlersoj Qendren Rinore Vlore per cdo angazhim dhe perqafim qe ju jep poeteve,artedashesve dhe brezit te ri qe ka pasion artin,gjithashtu pjesmarrja e shume poeteve vlonjat dhe drejtuesve te disa shoqatave Kombetare te cilat jo vetem ishin te pranishme por edhe dhuruan per poeten Lola Mecaj vlersime dhe Mirnjohje per veprimtari te ndryshme qe Lola ka kryer ne sherbim te komunitetit dhe bashkpunimin me keto shoqata.
Lola i thur vargje natyres,stineve detit,malit dhe gjithckaje qe mban natyra dhe kjo toke.Perpos kesaj ajo vargezon me dhimbjen,vuajtjen,lotet,buzeqeshjen dhe miqt e perditshmerise se jetes.
Lola flet me token duke ju drejtuar qiellit,ajo fal buzeqeshje edhe kur shpirti i saj ndihet i trishtuar!
Eh pra kjo eshte Lola e brishte,e trishte,e qeshur,femije e rritur por mbi te gjitha nje Femer e Hekurt.
Anila Ahmataj
@laberianews