Të premten mbrëma, Andrei Zhestkov, u zbulua në Aeroportin Ndërkombëtarë të Ngurah Rai, para se aeroplani të nisej për në Rusi, raporton The Independent. Zyrtarët e aeroportit e gjetën një orangutang dy vjeçar i cili po flinte në një shportë e cila ishte e mbyllur në një valixhe.
Zhvestkov, 27 vjeçar, i tha zyrtarëve që orangutangun ia kishin dhënë shokët e tij, të cilët e kishin paguar 3.000 dollarë për ta bërë transportin. Ai tha se shoku i tij, i cili gjithashtu është nga Rusia, e bindi atë që ta transportojë orangutangun, sepse ai pretendonte që atë ta shfrytëzonte si kafshë shtëpiake.
Tani, kontrabanduesi është ndaluar dhe përballet me pesë vite burg, dhe 7.000 dollarë gjobë, raporton Fox News, transmeton Gazeta Express.