Policia ka zbardhur gjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 22 Mars në fshatin Greshicë të Mallakastrës ku u vodh me dhunë një banesë.
Sipas polciisw janw ndaluar 2 autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë, si dhe wshtw shpallur në kërkim bashkëpuntori tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, pas marrjes së njofitmit se në një banesë në fshatin Greshicë kishin hyrë të maskuar 3 persona ku nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe i kishin marrë një sasi lekësh, u ngrit grupi hetimor i cili bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin në kohë rekord të autorëve të dyshuar.
Pas një pune hetimore të mirëorganizuar, u bë ndalimi i shtetasve:
K.S, 21 vjeç, banues në Panahor.
A.M, 22 vjeç, banues në Panahor (të dy të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.)
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër, shtetasit M.H.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në ngarkim të këtyre tre shtetasve për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.