Kamerat kapin detaje nga vr.asja e avokatit të Shullazit

Kanë kaluar disa ditë nga vr.asja e avokatit Ravik Gurra në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit.

Ai ishte ulur duke pirë kafe më një koleg të tij, përfaqësues të Avokatit të Popullit kur është që.lluar me dy pl.umba në kokë.

Me profesion avokat prej 10 vitesh, dyshohet se motivacioni i e.kze.kutimit të gurrës ka qenë për shkak të detyrës.

Ai ka qenë avokat i Emiljano Shullazit dhe fisit Çapja, i disa prej dosjeve më të bujshme të personazheve kr.iminalë.

Ende nuk ka një autor të dyshuar mbi ngjarjen ma.fioze.

SKENA E NGJARJES

Gurra ka qenë duke konsumuar kafe me kolegun e tij, por nuk priste se atë natë do të bëhej shënjestër e një at.entati.

Autori i ma.skuar me kapele në kokë me qëllim fshehjen e fytyrës, ka përdor një pis.toletë me sile.nciator. Ai i është drejtuar tavolinës ku qëndronte “objektivi” i është afruar me qetësi dhe për të mos ngjallur dyshime e ka përshëndetur me dorë para se ta ekz.ekutonte.

Kamerat e sigurisë kanë mundur të fiksojnë momentin e ekz.ekutimit, por nuk është bërë ende i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes.

Dëshmitarët nuk kanë mundur të identifikojnë autorin, pasi ai është larguar në këmbë me shpejtësi pas vrasjes dhe më pas është pritur nga një automjet tip “Benz” jo shumë larg vendit të ngjarjes, i cili më pas është gjetur i dje.gur në afërsi të fshatit Karakullak, pranë rreth rrotullimit të Bradasheshit për të zhdukur çdo gjurmë.

(shqiperiaime)

Loading...