Drejtuesi i lartë i LSI Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një shenimi në rrjetin social facebook ndaj situatës në të cilën ndodhet vendi.
“Shteti është asgjësuar, kapur, përdhosur e nëpërkëmbur totalisht nga rilindja”, shkruan ai.
“Ministria e Brendeshme dhe policia janë tashmë vetëm zgjatim i krimit të organizuar duke e mbështetur, përdorur dhe paguar krimin per interesat e rilindjes”.
Ja postimi i plotë i Vasilit:
Ringritja e shtetit te asgjesuar,te vjedhur,te kapur nga rilindja,ky eshte Mision i te gjitheve.
Shteti eshte asgjesuar,kapur,
perdhosur e neperkembur totalisht nga rilindja.
Asnje qelize e shtetit nuk funksionon më dhe antishteti arrogant,i paditur dhe grabitqar eshte ai mbreteron.
Qeverisja eshte katandisur ne asgje me shume, se sa ne nje germadhe ku shkrehen paranojat,komplekset,
instiktet dhe qejfet e shfrenuara te nje kryeministri psiqikeshkaterruar.
Asnje strategji tjeter veç asaj te grabitjes se parase publike tej e ndane, dhe mbulimit te vjedhjes me demagogji e propagande nuk ekziston ne qeverisjen e vendit.
Skandale nga me te tmerrshmet kane vetem nje shpjegim nga rilindja:”Keshtu ndodh ne gjithe boten”?!
Ministria e Brendeshme dhe policia jane tashme vetem zgjatim i krimit te organizuar duke e mbeshtetur,perdorur dhe paguar krimin per interesat e rilindjes.
Sot lirite e shqiptareve jane tronditur me shume se kurre.
Kriminelet urdherojne policine dhe paguhen prej saj.
Policia eshte ne gjunje perpara krimit,e perulur dhe e poshteruar prej tij,vetem e vetem sepse rilindjes i intereson kjo.
AUDIOPERGJIMET ku policia shfaq fytyren me te erret te saj dhe nenshtrimin ndaj krimit, me qellimin per fshehjen e krimit shteteror jane nje moment kritik dhe provë e hekurt e nje shteti,qe ka rene plotesisht dhe eshte marre peng nga krimi.
Pandeshkueshmeria absolute e rilindjes nga njera ane dhe shteti i eger i padrejte dhe i dhunshem me qytetaret e thjeshte nga ana tjeter, ky eshte antishteti,qe u ka zene rrugen qytetareve shqiptare.
Misioni per te ringritur shtetin dhe qeverisjen eshte nje imperative,qe nuk pret më.
Shteti i kapur ne cdo qelize,qe gerryen cdo liri,te drejte dhe energji pozitive,duhet rrezuar sot.
Ne nje antishtet te kapur si ky,ku drejtesia fsheh,bllokon dhe mbyll dosjet e krimit qeveritar dhe ku parlamenti eshte më monist dhe më i neveritshem se ai i Partise se Punes, shpetimi dhe ringritja e shtetit eshte me shume se nje Mision,pasi eshte nje kauze per vendosjen e nje standarti te paprekshem nga askush:Te shtetit, qe i bindet vetem kushtetutes dhe ligjit dhe askurre interesave te pushtetareve te radhes.
Kauza per shembjen e antishtetit rilindas,qe dhunon ligjet, baltos dhe burgos te pafajshmit,qe mbron kalbesiren shteterore te vehtes se tij dhe ringritja e nje shteti te drejte eshte nje kauze per te gjithe.
Cdokush ka dicka per te thene,ka dicka per te bere,ka nje projekt per te paraqitur,ka nje denoncim per mijra padrejtesi te bera dhe vetem ne kete menyre mund te rifitojme Shtetin e humbur dhe te vjedhur nga rilindja.