Në kuadër të vizitës që zhvilloi në Paris për pjesëmarrjen ceremoninë me rastin e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe Forumit të Paqes, Presidenti i Republikës, Ilir Meta pati një takim të përzemërt me Presidentat e Kroacisë dhe Malit të Zi.
“Si gjithmonë një takim i përzemërt: Tre vende shumë mike, marrëdhënie të shkëlqyera, me vizion të përbashkët për të ardhmen, të vendosura në qëllimet e tyre euroatlantike dhe rajonale. Faleminderit Presidente Kolinda Grabar-Kitarovic dhe President Milo Đukanović”, thekson Presidenti Meta./atsh
Loading...