Itali – Sherr për një grua, pl.agoset biznesmeni shqiptar

Një biznesmen shqiptar ndërtimi është plagosur nga një bashkatdhetar në Itali.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në komunën Pratola Peligna, ku 48 – vjeçari goditi me kaçavidë biznesmenin.

Mediat italiane shkruajnë se shkak i konfliktit mes dy burrave ka qenë një grua.
48-vjeçari fillimisht debatoi me fjalë me biznesmenin dhe më pas e qëlloi atë me kaçavidë, duke e plagosur në kokë.

50-vjeçari ka mbërritur në banesën e tij i plagosur, duke lënë gjurmë gjaku. Kjo i ka dhënë mundësi grupit hetimor të rindërtojë skenën e krimit.

Pas ngjarjes, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital në Sulmona.

Pas rindërtimit të dinamikës së ngjarjes, u identifikua sulmuesi, ndërsa materialet iu referuan Prokurorit Publik.

Loading...