Mijëra persona kanë manifestuar dje në Bullgari për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe rritjen e taksave të makinave më të vjetra dhe si pasojë më shumë ndotëse, raportuan mediat vendase.
Mbi 2 000 persona kanë kaluar në qendër të kryeqytetit me flamuj kombëtarë në duar dhe duke kënduar slogane kundër qeverisë si ‘’Mafiozë!’’ dhe ‘’Hajdutë!’’.
Me një zë të lartë u kërkua dorëheqja e qeverisë së qendrës së djathtë të kryeministrit Bojko Borisov.
Protesta janë të regjistruar edhe në shumë lokalitete të tjera të vendit./ atsh
Loading...