Emërohet drejtori i ri i Policisë se Tiranës

Eshte emeruar drejtori i Policise se Tiranes. Pas shkarkimit te Kastriot Skenderajt, ishte komanduar ne kete detyre Dhimitraq Ziu.

Diten e sotme eshte emeruar kreu i ri i kesaj drejtorie, Rebani Jaupi.

Me një karrierë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.
Përpara se të merrte detyrën e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP.

Ndërkohë që Kastriot Skënderi pas shkarkimit u emërua këshilltar i Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Loading...