Fshati Kotë më në fund me stacionin e Shërbimit të urgjencës Mjekësore që do të shërbejë 24 orë banorëve të fshatrave Kotë,Sevaster,Brataj dhe horë Vranisht.
“Tashmë, duke telefonuar 127 📞📞, shërbimi i Urgjencës Kombëtare 🚑, do të jetë më pranë banorëve të zonës.”- Shprehet ndër të tjera Sinaj
Statusi i plotë:
“Më në fund, arritëm të realizojmë stacionimin e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore 🚑🚑, në Qendrën Shëndetësore Kotë, e cila do t’u shërbejë 24 orë banorëve të Njësive Administrative Kotë, Sevaster, Brataj dhe Horë – Vranisht 😊😊
Si një nga kërkesat kryesore të banorëve të zonës, si gjatë kandidimit tim për tu zgjedhur Deputet, ashtu edhe gjatë takimeve të mëpasshme, i kerkova takim Ministres së Shëndetësisë Znj.Ogerta Manastirliu, si edhe komunikova me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë, Z. Kujtim Llapi, të cilët i falenderoj për gadishmërinë e treguar.
Tashmë, duke telefonuar 127 📞📞, shërbimi i Urgjencës Kombëtare 🚑, do të jetë më pranë banorëve të zonës.
@ laberianews